Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të mbajtur në Antalya, Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka takuar Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Haluk Görgün.
Siç njofton komunikata e ministrisë, gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Të dyja palët theksuan rëndësinë e krijimit të partneriteteve strategjike që do të kontribuojnë në forcimin e sigurisë rajonale dhe në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve tona.
“Ministri Maqedonci theksoi se industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë një vëmendje të veçantë në prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke vlerësuar lart rolin që ky sektor ka në rritjen e vetëqëndrueshmërisë së vendit në aspektin e prodhimit të municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake”, thuhet në komunikatë.
“Gjithashtu, u theksua se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes ndikon pozitivisht edhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në të ardhmen”, përfundon komunikata.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...