Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Nga mesi i shtatorit do të shohim një anë tjetër të medaljes - Gazeta Express
string(103) "procesi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-avokati-nga-mesi-i-shtatorit-do-te-shohim-nje-ane-tjeter-te-medaljes"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:36

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Nga mesi i shtatorit do të shohim një anë tjetër të medaljes

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:36

Avokati Ardian Bajraktari e ka kritikuar Gjykatën Speciale për shkelje të të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së gjatë këtyre viteve.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai është shprehur i bindur se nga ky muaj do të shfaqet një anë tjetër e medaljes që kemi parë deri me tani.

Sipas tij, në fazën e paraqitjes se dëshmitarëve të mbrojtjes do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.

“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, është shprehur ai.