Problemet me shikimin, çfarë po bëjmë gabim? - Gazeta Express
string(42) "problemet-me-shikimin-cfare-po-bejme-gabim"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/06/2023 19:14

Problemet me shikimin, çfarë po bëjmë gabim?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/06/2023 19:14

“Të parit e kompjuterit ose televizorit gjatë gjithë ditës do t’ju prishë sytë,” kjo jo gjithmonë është e vërtetë.

Shumë kohë para ekranit mund t’i lodhë sytë tuaj, t’i thatë ata dhe t’ju japi dhimbje koke.

Lexo Edhe:

Por nuk ka asnjë provë shkencore që ato veprime çojnë në dëmtime të përhershme. Por, është një ide e mirë për të bërë shpesh pushim.

Ndiqni rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta, hiqni sytë nga ekrani. Përqendroni sytë në një objekt të paktën 20 hapa larg për 20 sekonda.

“Nëse nuk keni probleme kur lexoni ose i jepni makinës, nuk ka arsye për të kontrolluar sytë.”- E Pavërtetë

Ju nuk mund ta kuptoni rënien e shikimit derisa ndodh dëmtimi. Sëmundjet serioze të syrit që vijnë me moshën, si glaukoma dhe perdet e syrit, shpesh fillojnë në moshën e mesme.

Bëni kontrollin e syve çdo 1 deri në 2 vjet. AgroWeb.org ju tregon se kjo është mënyra më e mirë për të gjetur problemet e shikimit dhe për t’i trajtuar ato sa më herët që të jetë e mundur.

“Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të perdeve të syrit.”- E Vërtetë

Nëse keni pirë duhan kur ishit të rinj, keni më shumë gjasa t’ju ndodhin perdet e syrit kur jeni më të vjetër.

“Nëse shihni hije rreth dritave është normale.”- E Pavërtetë

Nëse shihni hije, shkoni menjëherë te mjeku i syve. Të parit e hijeve sinjalizon probleme serioze të syve si katarakta, ku vizioni juaj bëhet i vrenjtur, ose glaukoma, ku presioni i gjakut rritet në sy dhe mund të shkaktojë verbëri. /Top Channel