Kyle Lafferty është larguar nga skuadra e Irlandës së Veriut pasi u shfaq një video e tij, ku shihej duke bërë sharje sektare.
35-vjeçari u filmua në një sherr me një burrë në një klub nate, i cili i kërkoi një foto përpara se t’i drejtohej me fjalën: “lart Celts”, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, Lafferty akuzohet se ka përdorur një term sektar ndaj tifozit të Celticut.
Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut njoftoi për largimin e tij, teksa bëri të ditur edhe se klubi ku aktivizohet sulmuesi, Kilmarnock FC, tashmë ka nisur hetimet ndaj tij, pasi video u shpërnda në rrjetet sociale.
Irish FA statement: Kyle Laffertyhttps://t.co/d7G4t3DfmJ pic.twitter.com/YZZmy2yqfX
— Irish FA (@IrishFA) September 23, 2022
Kësisoj, sulmuesi kryesor i irlandezëve nuk do të luajë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, kundër Kosovës (24 shtator) dhe Greqisë (27 shtator).
Lafferty nuk kishte stërvitur që nga e marta me Irlandën e Veriut, pasi ai gjithashtu po vuante nga një lëndim i vogël i shpinës.
Kyle Lafferty ka regjistruar në total 80 paraqitje me Kombëtaren A, teksa ka shënuar 20 gola.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe te klubet e njohura si: Burnley, Rangers, Palermo, Norwich City, Rizespor, Birmingham City, Sunderland, Sion e Reggina. /Gazeta Express/