Probleme për MKRS-në, pezullohet tenderi i rinovimit të stadiumit të Gjilanit - Gazeta Express
string(76) "probleme-per-mkrs-ne-pezullohet-tenderi-i-rinovimit-te-stadiumit-te-gjilanit"

Sport

Gazeta Express

18/03/2025 17:06

Probleme për MKRS-në, pezullohet tenderi i rinovimit të stadiumit të Gjilanit

Sport

Gazeta Express

18/03/2025 17:06

Pas dështimeve të njëpasnjëshme të Komunës së Gjilanit për mbylljen e tenderit për rinovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan, ishte Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që e kishte marrë përsipër këtë detyrë.

Por, duket se as atyre nuk po iu shkon për dore, pasi tashmë tenderi për rinovimin e këtij stadiumi është pezulluar përsëri.

Para disa ditësh, MKRS-ja e kishte publikuar dokumentin në “E-Prokurimi”, duke shpallur fituesin e tenderit, i cili ishte “BM Group”. Vlera e këtij tenderi shkonte deri në 12.7 milionë euro.

Mirëpo, është vetë MKRS-ja që e ka pezulluar këtë tender, vetëm disa ditë pas shpalljes së fituesit.

“Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit është për shkak të paraqitjes së disa kërkesave për rishqyrtim në MKRS”, thuhet në arsyetimin e Ministrisë së Çekut, derisa tetë kompanive në garë iu thuhet se “do të jeni të njoftuar me kohë me marrjen e çfarëdo vendimi”.

Rinovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilan ka nisur qysh nga viti 2017, kur kryetar i Komunës së Gjilanit ishte Lutfi Haziri.

Tashmë janë bërë 8 vite që nga nisja e këtij rinovimi, me Alban Hysenin që tashmë si kryetar i Gjilanit nuk po arrin të “rinisë” rinovimin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement