Prizreni triumfon ndaj Borës - Gazeta Express
string(30) "prizreni-triumfon-ndaj-bores-2"

Sport

Gazeta Express

02/02/2025 18:26

Prizreni triumfon ndaj Borës

Sport

Gazeta Express

02/02/2025 18:26

Proton Cable Prizreni ka fituar pas pesë disfatave rresht dhe e ka hapur garën për vendin e parafundit në elitën e basketbollit kosovar.

Skuadra prizrenase të dielën në palestrën “Sezai Surroi” fitoi me rezultatin 101:82 ndaj Borës, që në xhiron e kaluar mposhti Vëllaznimin.

Vendësve u mjaftoi paraqitja shumë e mirë në çerekun e parë dhe të fundit, periudha të lojës të cilat i fituan 30:16 dhe 25:11.

Ndërkohë, çereku i dytë e i tretë i takoi skuadrës prishtinase, 31:27 dhe 24:19, por pa e rrezikuar fitoren e ekipit prizrenas.

Tervell Beck dhe Jordan Johnson shkëlqyen në këtë përballje te Proton Cable Prizreni.

Statistikat më të mira i kishte Beck me 30 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, ndërsa Johnson e mbylli ndeshjen me 31 pikë, pesë kërcime e katër asistime. 

Kapiteni Edmond Kryeziu kontribuoi me 16 pikë, tri kërcime e po aq asistime, kurse Lenzelle Smith Jr. i kishte 13 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime.

Jetmir Zeqiri kishte lojë të mirë te mysafirët me 17 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

Proton Cable Prizreni i është afruar Borës në vetëm një pikë.

Bora me 6 fitore e 14 disfata ka 26 pikë në pozitën e shtatë, përkatësisht të parafundit, kurse Proton Cable Prizreni ka 25 pikë, me pesë fitore e 15 humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement