Prizreni shënon fitore bindëse ndaj Rahovecit - Gazeta Express
string(45) "prizreni-shenon-fitore-bindese-ndaj-rahovecit"

Sport

Gazeta Express

26/11/2022 21:09

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj Rahovecit

Sport

Gazeta Express

26/11/2022 21:09

Ponte Prizreni ka vazhduar me fitore, duke mundur Rahovecin me rezultat 104:87 (28:22, 25:21, 20:27, 31:17), në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi prej gjashtë, tetë e nëntë pikësh, ku e fituan çerekun e parë me shifrat 28:22. Vreshtarët me katër pikë radhazi afruan shifrat në 28:26, por më pas nisja shkëputja e prizrenasve që shkoi deri në 18 pikë, 49:31, por mysafirët u këndellën paksa, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53:43.

Lexo Edhe:

Skuadra nga Rahoveci duke parë rëndësinë e ndeshjes, e nisën fuqishëm periodën e tretë, duke bërë përmbysjen e madhe dhe kaluan në epërsi 64:66 dhe më pas zhvillohet një lojë kryesisht e barabartë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 73:70. Lojë e barabartë u zhvillua deri katër minuta nga fundi, kur vendasit u shkëputën dhe triumfuan 104:87.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 20 pikë, 14 kërcime e katër asistime, Dachon Burke me 32 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Wayne Arnold me 31 pikë e pesë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Isaiah Manderson me 25 pikë e 11 kërcime dhe Hugins Braxton me 29 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Ponte Prizreni ka gjashtë fitore e pesë humbje, kurse Rahoveci ka dy fitore e dhjetë humbje. /Gazeta Express/