Prizreni kujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/05/2020 23:03

Prizreni kujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Lajme

Gazeta Express

26/05/2020 23:03

Nuk arritën ti takojnë asnjëherë familjarët e tyre. Por, kujtimin për ta po e mbajnë të gjallë përmes rrëfimeve për ta.

E 21 vite pas vdekjes së tyre, ata po përkujtoheshin përmes lutjeve të familjarëve.

26 Maji, i vitit 1999 përkujtohet si një ndër ngjarjet më të rënda në Prizren, madje edhe në Kosovë.

Në këtë ditë, forcat serbe rrethuan këtë lagje e pastaj i ekzekutuan të gjithë̈ ata që i gjetën nëpër shtëpitë̈ e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit, fëmijë, gra e të moshuar̈.

Kështu pak javë para çlirimit nga lufta, në Prizren u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë .

E në këtë Masakër, dikush humbi 10 anëtarë të familjes.

Selami Sylejmani e ka ende të freskët atë ngjarje të kobshme.

E familjarët e tij të pafajshëm thotë se u vranë vetëm pse ndihmuan UCK-në.

 Selami Sylejmani, familjar i martirëve

Në 23 vjetorin e vrasjes së familjarëve të tij ,  thotë se ende ndien dhimbje të njëjtë.

E dhimbjen e tij e shton heshtja e institucioneve karshi shtetit serb.

27 martirët e masakrës së Tusuzit, në mënyrë barbare u vranë nga forcat serbe, disa prej të cilëve edhe u dogjën të gjallë.

 Kështu, kjo njëherësh kjo masakër njihet si masakra më e rëndë që u bë në qytetin e Prizrenit.