Prizreni e shkarkon trajnerin Mihajlovski - Gazeta Express
string(41) "prizreni-e-shkarkon-trajnerin-mihajlovski"

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2024 11:04

Prizreni e shkarkon trajnerin Mihajlovski

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2024 11:04

Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka mbetur pa trajner.

Në fakt, klubi i Superligës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Igol Mihajlovski.

Lexo Edhe:

Prizrenasit thonë se këtë vendim e morën pasi nuk ishin të kënaqur me punën që e bëri trajneri, prandaj edhe u shkarkua, shkruan “Gazeta Express”.

Gjatë kësaj jave, ekipi prizrenas do ta emërojë trajnerin e ri.

Proton Cable Prizreni u mposht nga rivali lokal, Bashkimi në fundjavë, ndërsa e sheh veten në pozitën e parafundit në tabelën e Prince Caffe Superligës së basketbollit. /Gazeta Express/