‘Prizrenfest’ para publikut me lloj-llojshmëri shfaqjesh - Gazeta Express
string(54) "prizrenfest-para-publikut-me-lloj-llojshmeri-shfaqjesh"

Arte

Gazeta Express

01/08/2022 14:42

‘Prizrenfest’ para publikut me lloj-llojshmëri shfaqjesh

Arte

Gazeta Express

01/08/2022 14:42

Mbrëmë filloi edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të teatrove ‘Prizrenfest’, në ambientet e hapura të Kino LUMBARDHI-të.

Nën brohoritjet dhe duartrokitjet e pafund të publikut në natën e parë u prezantua Teatri Kombëtar i Sarajevës me shfaqjen “To Nikad Nigdje Nije bilo”, (Kjo kurrë askund s’ka ndodhë) nga regjisori i njohur Dino Mustafic.

Lexo Edhe:

Me këtë shfaqje, Teatri Kombëtar i Sarajevës, të krijuar për njëqindvjetorin e ekzistencës së tij, kujton shumë nga ditët e tij të lumtura dhe jo të lumtura, njerëzit dhe fatet e panumërta që e shënuan gjatë gjithë asaj kohe dhe që u shënuan prej tij… Dhe kujton atë që kurrë, askund, nuk ndodhi.

Të pranishëm ishin shumë artistë dhe artdashës. ‘Prizrenfest’, do të vazhdoj deri më datën 4 gusht kur do të jetë edhe nata përmbyllëse.

Në programin e sotëm do të luhet shfaqja “PPP TI PRESENY L”ALBANIA”, nga ora 20:00 në Muzeun Arkeologjik dhe “Ora e Vdekjes”, në Burgun e Qytetit, më fillim nga ora 21:00.

/Gazeta Express