Prizrenasit triumfojnë ndaj Vreshtarëve - Gazeta Express
string(39) "prizrenasit-triumfojne-ndaj-vreshtareve"

Basketboll

Gazeta Express

28/01/2021 21:48

Prizrenasit triumfojnë ndaj Vreshtarëve

Basketboll

Gazeta Express

28/01/2021 21:48

Ponte Prizreni ka fituar ndaj Rahovecit në udhëtim 87:98 (20:33, 21:15, 20:24, 26:26), në kuadër të javës së 18-të në Superligës së Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi deri në 15 pikë në çerekun e parë, kurse rezultati i kësaj pjese ishte 20:33. Vendasit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, duke e fituar 21:15, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41:48.

Lexo Edhe:

Prizrenasit kishin epërsi deri në 14 pikë në periodën e tretë, 50:64, ndërsa rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 61:72. 10 minutat e fundit ishin kryesisht të barabartë, derisa Ponte Prizreni triumfon në fund 87:98.

Te Rahoveci u dallua Isaiah Traylor me 21 pikë e shtatë asistime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 22 pikë e shtatë asistime dhe Xavier Cannefax me 22 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni 13 fitore dhe pesë humbje.