Prizrenasi kërcënon me jetë familjen, policia i gjen edhe armë pa leje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 9:15

Prizrenasi kërcënon me jetë familjen, policia i gjen edhe armë pa leje

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 9:15

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar gruan dhe familjen e tij me jetë, raporton Express

Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Ismail Qemajli” në Prizren, ka njoftuar policia.

Lexo Edhe:

“Me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën “Ismail Qemaili”-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se policia ka sekuestruar një pistoletë nga i dyshuari, një karikator dhe 7 fishekë.

“Hetuesit nga stacioni policor në Veri-Prizren, duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kryen kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se dyshimti përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale nga ana e njësisë së hetimeve u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë”, ka bërë të ditur policia e Prizrenit.

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penale për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshimti S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/