Një punëtor në Prizren ka vdekur në vendin e punës pasi i ra në kokë një pako me qeramika.
Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Personi ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, ka thënë ai. /Gazeta Express