Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ia ka marrë me forcë një varëse të arit një gruaje nga qafa dhe e ka goditur fëmijën e saj 7 vjeç.
“Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7 vjeçar, në atë rast njëri prej tyre i ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa viktimës dhe ka goditur fëmijën e saj 7-vjeçar. “
Viktimës i është ofruar ndihmë fillimisht nga qytetarët e me pas nga ekipi mjekësor i urgjencës.
“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka mbërri policia. I dyshuari që është gjet në vendngjarje është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim.”
Policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...