Prizren, Policia arreston të dyshuarin që i grabiti zinxhirin një gruaje dhe ia sulmoi djalin e mitur  - Gazeta Express
string(100) "prizren-policia-arreston-te-dyshuarin-qe-i-grabiti-zinxhirin-nje-gruaje-dhe-ia-sulmoi-djalin-e-mitur"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:25

Prizren, Policia arreston të dyshuarin që i grabiti zinxhirin një gruaje dhe ia sulmoi djalin e mitur 

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ia ka marrë me forcë një varëse të arit një gruaje nga qafa dhe e ka goditur fëmijën e saj 7 vjeç.

“Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7 vjeçar, në atë rast njëri prej tyre i ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa viktimës dhe ka goditur fëmijën e saj 7-vjeçar. “

Viktimës i është ofruar ndihmë fillimisht nga qytetarët e me pas nga ekipi mjekësor i urgjencës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka mbërri policia. I dyshuari që është gjet në vendngjarje është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim.”

Policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë.