Privohet nga liria i moshuari nga Tetova, ndezi zjarr në arën e tij! - Gazeta Express
string(66) "privohet-nga-liria-i-moshuari-nga-tetova-ndezi-zjarr-ne-aren-e-tij"

Maqedoni

Gazeta Express

11/07/2025 11:46

Privohet nga liria i moshuari nga Tetova, ndezi zjarr në arën e tij!

Maqedoni

Gazeta Express

11/07/2025 11:46

Nga Ministria e Punëve të Brendshme se mbrëmë në ora 21.00, në afërsi të një pompe benzine në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (74) nga f. Reçicë e Vogël, rrethi i Tetovës. Ai rreth orës 20 në arën e tij në Tetovë ka kryer punë bujqësore dhe në atë rast në tre vende në arë i ka vënë flakën barit të thatë dhe mbeturinave.

“Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe e privuan nga liria S.S., ndërsa zjarri u shua nga ana e NJTZ Tetovë. S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, informojnë nga MPB-ja.