PriVocalFest me edicionin e 5-të - Gazeta Express
string(32) "privocalfest-me-edicionin-e-5-te"

PriVocalFest me edicionin e 5-të

Arte

Gazeta Express

13/05/2022 15:29

Sot në Pallatinë e Rinisë Dhe Sportit, do të interpretojë mezzosopranoja Elikonë Hysaj Shala.

Mbrëmja do të filloj në ora 19:00 dhe do të shoqërohet në piano nga Pnvera Hoxha Bryma.

Lexo Edhe:

Bio e shkurtër e artistes:

 Elikonë Hysaj Shala- e lindur në vitin 1982 në Prishtinë, shkollën fillore dhe shkollën e mesme të muzikës “ Prenk Jakova” drejtimi solo këndim e mbaroi në vendlindje ndërsa studimet në Akademinë e arteve të bukura në Tiranë në degën e solo këndimit, dhe studimet postdiplomike /master në Akademinë e arteve “ Kiril i Metodij” në Shkup, dhe vazhdon studimet master për regji teatri pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Menjëherë pas përfundimit të studimeve u kthye në Prishtinë duke dashur të kontribuoj në kulturën vokale në Kosovë , kështu duke u bërë pjesë e Filharmonisë së Kosovës që nga viti 2005 dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij institucioni me rëndësi për vendin tonë. Elikonë Hysaj Shala që nga vitin 2007 kontribuon në cilësinë e pedagoges në arsimimin e brezave të Republikës së Kosovës, duke qenë ligjëruese në shkolla fillore dhe të mesme si : “ Milleniumi i tretë” , kolegji turk “ Mehmet Akif” dhe “ The British School of Kosova” dhe ligjëruese universitare për tre vite me rradhë pranë Kolegjit universitar “AAB” drejtimi muzikologji. Elikona Hysaj Shala numëron 2 koncerte solistike, paraqitje me orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në cilësinë e solistes si dhe paraqitje të shumta në kuadër të aktiviteteve kulturore të shumta në vend.

Rreth PriVocalFest:

Që nga viti 2018 Kosovës, saktësisht kryeqytetit iu shtua Festivali që i ka munguar, Festivali i Muzikës Vokale, i cili iu bashkangjitë të gjitha Festivaleve që organizohen në Kosovë duke plotësuar kështu edhe më shumë muzikën artistike. Duke parë dhe analizuar mungesën e muzikës vokale në vendin tonë ideja e organizimit të Prishtina International Vocal Festival ka qenë një iniciativë e nevojshme në fushën e kulturës për vendin tonë dhe promovimin sa më të mirë të artistëve, veprave e kompozitorëve tanë. Që nga fillimi i krijimit e për katër vite me radhë në katër edicionet e kaluara PrIVocalFest ka arritur të sjellë një program mjaft të pasur artistik për publikun si dhe artistë të njohur të skenës vendore si: ‘The GESUALDO Six’ nga Britania e Madhe, një ansambël i cili po bën emër të madh sa i përket muzikës vokale në përgjithësi, më pas kori GACC nga Gjermania; edicioni i dytë spikati me ansamblin me famë botërore të cilët njihen për identitetin e tyre shumë origjinal dhe interpretimin e mahnitshëm -THE KING’s SINGERS nga Britania e Madhe; Youth Female Choir-MKC nga Shkupi, tenorin shqiptar Ismet Vejseli, nga skena lokale kishim Ansamblin Zanat, Adelina Paloja-soprano, Ansambli Dardanicum Cantori dhe një numër të madh artistësh dhe ansamblesh të ndryshme.

/Gazeta Express