Pritjet nëpër pikat kufitare janë të vogla - Gazeta Express
string(42) "pritjet-neper-pikat-kufitare-jane-te-vogla"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 19:23

Pritjet nëpër pikat kufitare janë të vogla

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 19:23

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

Pas shumë ditësh me pritje të stër-zgjatura në disa prej pikave kufitare, të dhënat e fundit bëjnë me dije se nuk ka fare kolona, as në hyrje e as në dalje të asnjërës pikë kufitare.

Pritjet për të hyrë apo dalur nga Kosova janë tre deri në pesë minuta, përveç Merdarit, atje ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Të dhënat u përditësuan në orën 19:10.