Pritjes së gjatë i vjen fundi, Hazard në listë për ndeshjen në Champions - Gazeta Express
string(71) "pritjes-se-gjate-i-vjen-fundi-hazard-ne-liste-per-ndeshjen-ne-champions"

Gazeta Express

25/10/2020 20:15

Pritjes së gjatë i vjen fundi, Hazard në listë për ndeshjen në Champions

Gazeta Express

25/10/2020 20:15

Hazard më në fund do të rikthehet në aksion, mund t’i ketë disa minuta të martën kundër Borussia Mönchengladbach.

Lëndimi i takon të kaluarës.

Eden Hazard, që ende nuk ka luajtur një ndeshje këtë edicion, mund të ketë shansin të paraqitet për herë të parë të martën kundër Borussia Mönchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Eden, që ka vuajtur me lëndime të shumta që prej transferimit nga Chelsea për 100 milionë euro në verën e vitit 2019, është stërvitur normalisht të dielën me pjesën tjetër të ekipit.

Zinedine Zidane e ka përfshirë atë në listë për sfidën e së martës, ku Madridi do të kërkojë vetëm fitore, pas humbjes befasuese në shtëpi nga Shakhtar.

Për këtë ndeshje, probleme për Zidanen do të jetë krahu i djathtë i mbrojtjes.

Dani Carvajal, Odriozola dhe së fundi edhe Nacho, do të mungojnë të martën mbrëma. /Gazeta Express/