Pritet zyrtarizimi te Hajduku, zbulohet rroga e Adrion Pajazitit - Gazeta Express
string(63) "pritet-zyrtarizimi-te-hajduku-zbulohet-rroga-e-adrion-pajazitit"

Futboll

Gazeta Express

07/07/2025 15:32

Pritet zyrtarizimi te Hajduku, zbulohet rroga e Adrion Pajazitit

Futboll

Gazeta Express

07/07/2025 15:32

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti pritet të nënshkruaj me Hajduk Splitin, pasi tashmë marrëveshja është arritur.

Pajaziti tani është lojtar i lirë, pasi kontrata me Fulhamin ka skaduar.

Mediat kroate bëjnë me dije se mesfushori kuqezi pritet të fitojë më shumë se 300 mijë euro pagë vjetore, përcjell Panorama. 

Kujtojmë që Pajaziti e njeh mirë elitën e futbollit kroat, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Goricës, ndërkohë që tashmë ka hedhur një hap më të rëndësishëm në karrierë.