Pritët të rinovohet si muze shtëpia e dajëve të Nënës Terezë në Novosellë të Gjakovës - Gazeta Express
string(85) "pritet-te-rinovohet-si-muze-shtepia-e-dajeve-te-nenes-tereze-ne-novoselle-te-gjakoves"

Arte

Gazeta Express

15/11/2021 22:19

Pritët të rinovohet si muze shtëpia e dajëve të Nënës Terezë në Novosellë të Gjakovës

Arte

Gazeta Express

15/11/2021 22:19

“Çfarë mund të bëjmë që ta promovojmë paqen në të gjithë botë? Shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj.” Kjo është një prej disa shprehjeve të Nënë Terezës.

Nënë Tereza apo ndryshe Gonxhe Bojaxhiu, u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse anë e mbanë botës.

Lexo Edhe:

Por Shën Nënë Tereza që kishte prejardhje shqiptare, një pjesë të fëmijërisë së saj e kaloi në shtëpinë e nënës së saj, në Novosellë të Gjakovës.

Kulla në të cilën ajo dhe familja e saj jetoi për disa vite, sipas ATV,  i përkiste nënës së Nënë Terezës dhe ka më shumë se një shekull që është ndërtuar.

Familja e saj jetoi në këtë kullë deri në vitin 1909, por që më pas, në vitin 1910 për disa muaj u përdor si shkollë private dhe mësues në të ishte Don Martin Berisha.

Sot kjo shtëpi vizitohet më shpesh nga shumë vizitorë nga Kosova por edhe më tej.

Së shpejti kjo kullë do të bëhet edhe muze tha Alfred Belaj, i cili e ndanë të njëjtin oborr me këtë kullë.