Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë - Gazeta Express
string(54) "pritet-te-ftohet-nga-sylvinho-seferi-e-pushton-turqine"

Sport

Gazeta Express

17/03/2026 13:04

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Sport

Gazeta Express

17/03/2026 13:04

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë edhe një herë në Kombëtare, Taulant Seferin.

Ish sulmuesi i Tiranës ishte një pikë fikse në formacion në kualifikueset e Evropianit, por statusi i tij ndryshoi totalisht gjatë kualifikueseve të Botërorit, me Sylvinhon që nuk e ftoi në asnjë ndeshje.

Trajneri kuqezi pritet t’i rezervojë një festë Seferit pikërisht për ndeshjet më të rëndësishme, ato të fazës “play-off”.

Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi ku këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asiste, shkruan Balkanweb.

Seferi ishte protagonist edhe në javën e 31-të ku dhuroi një asisit.

Jo vetëm kaq, por sulmuesi i Bodrumspor u përfshi nga “SofaScore” edhe në formacionin më të mirë të javës në Kategorinë e Parë në Turqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement