Pritet të dalë në treg telefoni me 7 kamera - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

17/08/2021 15:32

Pritet të dalë në treg telefoni me 7 kamera

AutoTech

Gazeta Express

17/08/2021 15:32

Disa faqe të interesuara në çështjet teknike kanë ndarë fotografi dhe informacione që lidhen me një telefon me specifikime shumë të përparuara që Honor mund të hedh në treg së shpejti.

Sipas informacioneve të fundit, kompania mund të lancojë disa modele të pajisjeve të pritshme Magic 3, një prej këtyre modeleve do të tejkalojë shumë telefona modernë përsa i përket aftësive të imazhit.

Lexo Edhe:

Imazhet e dala të modelit të lartpërmendur tregojnë se ndërfaqja e tij e pasme përfshinte 5 kamera bazë të shpërndara në një kornizë rrethore dhe pjesa e përparme përfshin një kamerë selfie me dy lente të vendosura në mes të ekranit. Edhe linja e gjerë që dekoroi pjesën e pasme përmban emri Porsche Design, ndërsa dizajni i përgjithshëm i pajisjes do të jetë i ngjashëm me pjesën më të madhe të dizajnit të telefonave Huawei Mate 40.

Supozohet se lentet kryesore të kamerës për këtë telefon do të zhvillohen nga LEICA dhe se njëra prej lenteve do të jetë së paku 64 megapiksel, përveç kësaj kamera do të përmbajë një lente makro dhe një aftësi zmadhimi dixhital të ekuivalentit të imazhit deri në X100.

Kjo pajisje ka shumë të ngjarë të punojë me një procesor Snapdragon 888 Plus, 12 GB RAM, 256 dhe 512 GB memorie të brendshme dhe sistemin operativ Android 11./abcnews.al