Pritet mendimi i Qeverisë për interpretimin autentik - Gazeta Express
string(52) "pritet-mendimi-i-qeverise-per-interpretimin-autentik"

Gazeta Express

03/12/2019 9:33

Pritet mendimi i Qeverisë për interpretimin autentik

Gazeta Express

03/12/2019 9:33

Në pritje të mendimit të Qeverisë në lidhje me kërkesën për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për Falje i dorëzuar nga LSDM-ja, në opinion vazhdon debati se a duhet të interpretohet tashmë nen i shfuqizuar i ligjit, i cili do të mbështesë një propozim të tillë në Kuvend, ndërsa i cili do të distancohet nga ai, informon KOHA.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje dërgoi letra me kërkesën për interpretim autentik deri te Komisioni Ligjvënës-Juridik dhe deri te Qeveria. Kryetarja e KLJ, Sonja Mirakovska tha se do të caktojë seancë kur do të dorëzohet mendimi nga Qeveria, ndërsa ndoshta, nëse, Komisioni vendos do të konsultohet edhe trupi kuvendor amë në të cilin është sjellë ligji, Komisioni për Sistem Politik. Seancë plenare, siç tha dje Xhaferi, më së shpejti mund të ketë më 11 dhjetor ose më vonë, për shkak të procedurave kuvendore për debatin e amendamenteve për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Sipas Rregullores së Kuvendit, sqaron ai, pasi ta dorëzojë interpretimin autentik deri tek KLJ dhe deri tek Qeveria, do të jetë në pritje të mendimit të Qeverisë, pas së cilit duhet të mblidhet Komisioni Ligjvënës-Juridik. Anëtarët e KLJ-së duhet ta rishikojnë kërkesën e LSDM-së dhe mendimin e Qeverisë, dhe të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo. Nëse e konsideron të nevojshme, KLJ mund të kërkojë gjithashtu mendimin e Komisionit për Sistem Politik si organi amë i Kuvendit i cili fillimisht vendosi të miratojë ligjin. KLJ madje mund të bëjë debat edhe nëse Qeveria nuk paraqet mendim. Nëse KJL e pranon kërkesën, ai duhet të propozojë formulim në Kuvend dhe nëse nuk e pranon, duhet të dorëzojë raport. Në të dyja rastet, kërkesa për interpretimin autentik përfundon para deputetëve.

Nëse ka propozim – për interpretim autentik dhe konkluzion nga KLJ, deri në fillim të seancës parlamentare për tekstin e propozuar mund të shtrohen amendamente të cilat do të shqyrtohen në seancë. Nëse KLJ e kundërshton kërkesën, ajo i dërgon raport Kuvendit, i cili ose e pranon ose e refuzon atë. Edhe nëse ka apo nuk ka ndonjë vendim të KLJ-së, Kuvendi vendosë nëse dhe çfarë interpretimi autentik do të miratohet. Në të dyja rastet nevojitet një shumicë e thjeshtë.

Deputetët tani për tani nuk bëjnë të ditur qëndrime zyrtare për kërkesën sepse ende nuk ka arritur deri tek ata. Shumica e tyre, nuk mbështesin falje ose amnisti për politikanë.

Mirakovska, si kryetare e KLJ-së tha se kërkesa për interpretim autentik, të cilën e kishte parë në grupin parlamentar të LSDM-së ka të bëjë me nenin 11 të Ligjit për Falje.

“Ligjvënësi duhet ta japë përgjigjen, ka dispozitë, nuk ka dispozitë, a do të nënkuptojë kjo pasje të procedurës ose jo, tha ajo, ndërsa qëndrim i saj personal është se neni 11 i ligjit nuk ekziston sepse është shfuqizuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, megjithatë do të duhet të pritet edhe mendimi i Qeverisë.

Në pyetjen pse kërkohet të interpretohet dispozita që është hequr, Mirakovska thotë se “ndoshta nuk do të interpretohet”.

“Ky është vendim i cili duhet të sillet – nëse do të interpretohet ose jo. Por, në çdo rast sikur KJL ndoshta do të kërkojmë mendim nga trupi amë i punës (Komisioni për sistem politik), ndërsa nëse dakordohemi edhe nga Qeveria”, tha Mirakovska.

Deputetja Snezhana Kaleska-Vançeva iu bëri thirrje të gjithë deputetëve, para së gjithash deputetëve të VMRO-DPMNE-së, siç tha, në emër të mbrojtjes së drejtësisë, ta mbështes kërkesën e LSDM-së për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje.

Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VRMO-DPMNE-së, Nikolla Micevski është e paqartë se pse kërkesa për interpretim autentik e LSDM-së i referohet nenit 11 të Ligjit për Falje, kur qeveria e komenton nenin 11-a të Ligjit.

“Grupi parlamentar i VRMO-DPMNE-së do ta ndjekë qëndrimin e kryetarit të partisë, dhe insiston që të pranohen kërkesat e tyre, me ligj të ndalohet marrja me politikë e politikanëve të falur. Do të mbështesim iniciativë për t’i dhënë fund keqpërdorimit të mekanizmit të faljes dhe ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit për të bërë një hap të përbashkët përpara për t’i dhënë fund të gjithë politikanëve që në të kaluarën janë falur ose janë amnistuar”, tha Micevski.

Kërkesa do të shqyrtohet pasi të merret një mendim nga qeveria, ndërsa pritjet e tij, siç tha, janë se do të ketë “disa lojëra” që janë dhe si gjithçka duhet të përfshihet me atë interpretim autentik.

“Po interpretohet vetëm neni, ndërsa nuk po jepen mendime shtesë ose sugjerime ose çka duhet të përfshijë ai. Të marrim së pari mendimin e qeverisë, ta shqyrtojmë dhe do ta kemi qëndrimin. Qëndrimin themelor të VMRO-DPMNE-së e tha kryetari i partisë, Hristijan Mickoski”, tha koordinatori i grupit parlamentar Micevski.

I pyetur se cili është qëndrimi i BDI-së lidhur me interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti, Grubi ka thënë se aspak nuk është biseduar rreth asaj çështje.

“Mbetet që ajo çështje të debatohet në Kuvend si dhe në Gjykatën Kushtetuese. Personalisht konsideroj se ka ardhur koha që politika sa më pak të përzihet në gjyqësi dhe gjyqësia sa më pak të përzihet në politikë dhe të gjithë ta kryejnë punën e tyre konform Kushtetutës dhe ligjit. Konsideroj se duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit”, ka thënë Grubi.

Në Kuvend, ka shtuar ai, kuptohet se do të debatohet dhe në fund do të votohet. Deputeti Fadil Zendeli nga Besa, i cili është anëtar i Komisionit Ligjvënës-Juridik, deklaroi se nuk mund të thotë qëndrim zyrtar për kërkesën e LSDM-së për interpretim autentik sepse nuk e kishte marrë, por thotë se parimisht është kundër faljes dhe se ajo që po bëhet tani para zgjedhjeve janë zënka dhe kalkulime të partive politike.

“Duke pasur parasysh momentin se kur është hapur iniciativa dhe debati në Gjykatën Kushtetuese, tani kur janë paralajmëruar zgjedhjet e ardhshme, kjo bëhet për zënka dhe kalkulime politike të partive politike. Është e pakontesueshme se unë personalisht si deputet dhe si parti politike jemi kundër amnistisë, sepse vlerësojmë se shteti dhe institucionet gjyqësore duhet që në thelb të luftojnë me krimin dhe korrupsionin në shtet, e jo të ketë amnisti, e jo të ketë falje. Kjo veçanërisht nëse flitet për politikanë të profilit të lartë”, tha Zendeli.

Deputeti Syrija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët deklaroi dje se qëndrimi i tyre në lidhje me faljet është i qëndrueshëm dhe se vlerësojnë se duhet të ketë luftë thelbësore kundër krimit dhe korrupsionit në shtet.

Sa i përket kërkesës për interpretim autentik të LSDM-së për nenin 11 të Ligjit për Amnisti, Rushiti tha se se para se ta komentojë dëshirojë ta shohë zyrtarisht dokumentin i cili ende nuk i është dorëzuar.

Edhe Grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk ka qëndrim të tyrin. Emilija Aleksandrova tha se dje në Kuvend nuk ishin të gjithë deputetët e grupit të tyre parlamentar dhe se për këtë nuk kanë qëndrim të tyrin.