Pritet debutimi i Asllanit nga minuta e parë, formacionet e mundshme për derbin Inter – Roma - Gazeta Express
string(89) "pritet-debutimi-i-asllanit-nga-minuta-e-pare-formacionet-e-mundshme-per-derbin-inter-roma"

Pritet debutimi i Asllanit nga minuta e parë, formacionet e mundshme për derbin Inter – Roma

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 10:00

Serie A rikthehet me ndeshjet e javës së tetë, pas pauzës shkaku i ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet sonte, mes Interit dhe Romës – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dy skuadrat regjistruan humbje në ndeshjet paraprake, teksa sonte synojnë të rikthehen te fitorja.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara deri më tani në Serie A, Roma ka grumbulluar 13 pikë dhe është e gjashta në tabelë – kurse, Interi ndodhet një pozitë më poshtë me 12 pikë.

Mungesat dhe formacionet e mundshme

Përveç Romelu Lukakus, Simone Inzaghi sonte nuk do të ketë në dispozicion as Marcelo Brozovicin, i cili pësoi një lëndim gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kroacisë. Ai gjithashtu është i suspenduar për këtë ndeshje, shkaku i kartonëve të verdhë.

Dhe, sipas të gjitha gjasave, Inzaghi do t’ia jep mundësinë Kristjan Asllanit, që të luajë nga minuta e parë në vend të Brozovicit.

Mesfushori shqiptar ka regjistruar dy paraqite deri më tani me Interin në Serie A – por, sonte ai pritet të debutojë nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko, Martinez.

Në anën tjetër, Rick Karsdorp, Stephan El Shaarawy e Georginio Wijnaldum janë mungesat te skuadra e Jose Mourinhos.

Formacioni i mundshëm i Romës: Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Pellegrini, Spinazzola; Zaniolo, Dybala; Abraham.

Ndeshja mes Interit dhe Romës do të zhvillohet nga ora 18:00, në “Giuseppe Meazza”. /Gazeta Express/