Ditët në vazhdim mund të jetë tejet të çmueshme për të ardhmen e skuadrës së Drenicës.
Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar bisedime intensive në mes të investitorëve kosovaro-gjerman dhe përfaqësuesve të Komunës së Skenderajt.
Pala e interesuar për privatizimin e klubit ka paraqitur në detaje planin e investimeve milionëshe.
Po ashtu ata kanë në plan strukturimin e klubit për të arritur qëllimin e ngritjes në Superligë dhe shpalljen kampion i Kosovës.
Ka mbetur vetëm dhënia e pëlqimit dhe konfirmimit nga përfaqësuesit e Komunës së Skenderaj, për drejtimin e ri që do e marr klubi i FC Drenicës, bën të ditur Magazina.al.