Pritej vendimi përfundimtar sot, KPK e shtyn pa afat procesin për kandidatin e SPAK - Gazeta Express
string(82) "pritej-vendimi-perfundimtar-sot-kpk-e-shtyn-pa-afat-procesin-per-kandidatin-e-spak"

Pritej vendimi përfundimtar sot, KPK e shtyn pa afat procesin për kandidatin e SPAK

Gazeta Express

12/12/2019 9:12

për prokurorin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe njëherësh kandidatin për anëtar të SPAK,  Anton Martinin.

KPK njofton se ky vendim është shtyrë për shkaqe që sipas saj janë të arsyeshme ndërsa nuk ka dhënë një datë konkrete se ku do të ndodh.

Lexo Edhe:

Martini është përballur 2 ditë më parë me procesin e rivlerësimit, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Duket se gjetjet e paraqitura në këtë seancë dëgjimore do e çojnë Martinin drejt konfirmimit në detyrë, dhe lejimin e tij për të qenë pjesë e SPAK-ut.

ILDKPKI ka dorëzuar raportin me konstatim se deklarimi i Martinit është i saktë, në perputhje me ligjin nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në situatën e konflikiti të interesit.

Martini ka në pronësi një apartment banimi 97 m2 dhe garazhe me vlerë totale 90 mijë euro, arredimi i të cilit ka kushtuar 2 milionë lekë. Subjekti ka paguar 85 mijë euro dhe ka për të shlyer edhe 5 mijë euro. Dy kredi të marra për të krijuar këtë pasuri, në vitin 2007 dhe 2016 si dhe kursimet ndër vite, shuma prej 50 mijë eurosh kësti i parë i paguar në vitin 2015.