Prishtinë: I infektuari me COVID-19 nuk përfill rregullat e izolimit, del në rrugë - e rrahin disa persona - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/07/2020 10:06

Prishtinë: I infektuari me COVID-19 nuk përfill rregullat e izolimit, del në rrugë – e rrahin disa persona

Lajme

Gazeta Express

15/07/2020 10:06

Një i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës. I dyshuari është arrestuar nga policia, raporton Express

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet.

I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.

Ai është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda./GazetaExpress/