Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prishtinë është arrestuar një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve.
Operacioni është kryer nga zyrtarët e stacionit policor Jugu, përkatësisht nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave.
I arrestuari është D.D., mashkull 31-vjeç, i cili sipas urdhëresës së gjykatës është dërguar për të vuajtur dënimin prej 10 muajsh burg dhe një gjobë prej 3.500 eurosh.