Prishtinë: Arrestohen tre persona për drogë dhe armë zjarri - Gazeta Express
string(58) "prishtine-arrestohen-tre-persona-per-droge-dhe-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 9:26

Prishtinë: Arrestohen tre persona për drogë dhe armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 9:26

Më 8 gusht 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia arrestoi tre persona kosovarë, pasi gjatë kontrollit u gjet një sasi e substancës narkotike.

Me urdhër të prokurorit, u bastisën banesat e të dyshuarve, ku u sekuestruan: një armë zjarri AK/47 me dy karikatorë dhe 73 fishekë, 20.02 gram marihuanë, 28 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një peshore digjitale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit, tre të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga policia.