‘Kandërr’ organizon një shfaqje ekskluzive të filmit të shkurtë “Prishtinë, 2002,” me regji nga Trëndelina Halili. Prodhuar nga Kandërr, e mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
“Prishtinë, 2002” pati premierën në janar të këtij viti në Clermont-Ferrand International Short Film Festival, Francë, pastaj pati rrugëtim në disa festivale tjera prestigjioze të filmit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Filmi së fundmi mori çmimin Filmi Më i Mirë Kombëtar në Dokufest dhe Korça Short Film Festival.
Ndërsa tani, është koha që filmi të kthehet në shtëpi, aty ku filloi gjithçka, në qytetin e Prishtinës.
Filmi përshkruan botën e Letit, një adoleshente në fillim të viteve 2000, teksa përballet me transformimin, rritjen, miqësinë, gënjeshtrën, dhe gjithçka tjetër.
Filmi shfaqet në Kino Armata, nesër me fillim nga ora 20:00.