Prishtina Weather: 15 prilli, dita më e nxehtë në vend që prej fillimit të vitit 2024 - Gazeta Express
string(83) "prishtina-weather-15-prilli-dita-me-e-nxehte-ne-vend-qe-prej-fillimit-te-vitit-2024"

Prishtina Weather: 15 prilli, dita më e nxehtë në vend që prej fillimit të vitit 2024

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 12:17

Prishtina Weather ka njoftuar se 15 prilli ka qenë dita më e nxehtë e vitit.

“Dita e djeshme e 15 prillit, edhe ishte më e nxehta në vend që prej fillimit të vitit 2024.  Sipas vrojtimeve në stacionin e IHMK-së në Kamenicë u shënua temperatura më e lartë prej 29.8C, që në këtë qytezë edhe është ndoshta më e ngrohta në krahasim me 29.4C që ishte regjistruar më 5 prill të vitit 1998.  Por se temperatura rekorde e vitit 1985 mbetet edhe më tutje më e larta prej 31.3C që ishte regjistruar më 10 prill në atë vit në qytetin e Prizrenit.  Ndërkohë në Prishtinë si temperatura më e lartë është ajo më 21 prill 1950 prej 29.8C.”

Lexo Edhe:

Ndërkaq për natën e mbrëmshme njofton se ishte më e ngrohta për muajin prill prej se datojnë shënimet.

“Nata e mbrëmshme në vend ishte më e ngrohta për muajin prill prej se datojnë shënimet.  Në Kamenicë deri në orën 4 të mëngjesit temperaturat ishin 20C, por se minimalja zbriti deri në 15C sot në mëngjes, aq sa edhe në Pejë e Gjilan. Në Prizren ishte më e larta, nuk zbriti nën 18C, gati se natë tropike.   Në aeroportin e Prishtinës dhe brenda në qytet, temperatura minimale zbriti vetëm deri në 16C, sikurse në Istog e Mitrovicë.  Ndërkohë në Ferizaj mëngjesin e sotëm pësoj rënie deri në 14C.  Në matje që nga vitet 1950 temperaturat minimale nuk kanë qenë kaq të larta për muajin prill.  Gjithashtu sipas vrojtimeve në aeroportin e Prishtinës ky gjysmëmujor, pra nga 1 deri më 15 prill zë vendin e parë si më i ngrohti, me një temperaturë mesatare periodike prej 16C.  Në vitin 2018, gjysmëmujori i dytë, pra nga 16 deri më 30 prill, ishte më i ngrohti me temperaturë mesatare periodike prej 16.1C.”