Prishtina vuan, por fiton me një gol në minutën e 94 - Gazeta Express

Prishtina vuan, por fiton me një gol në minutën e 94

Instant

Gazeta Express

03/07/2020 21:56

Tri pikë të arta në “Fadil Vokrri”, Prishtina e ka mposhtur 1-0 Drenicën.

Prishtina dhe Drenica janë përballur në kuadër të xhiros së 28-të në një ndeshje ku dy skuadrat luajtën për objektiva të ndryshëm.

Kryeqytetasit kërkonin pikët e plota për të vazhduar luftën për titullin kampion, derisa ‘kuqezinjtë’ kërkonin pikët e plota për të qëndruar më larg zonës play-off.

Në fund ishin vendasit ata që arritën objektivin, edhe pse për të ndodhë kjo u desh të djersiten shumë.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, u shënuan vetëm një gol, Prishtina fitoi 1-0 me golin e Januzit në minutën e 94’, për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës së Armend Dallkut dhe për të vazhduar luftën për titullin kampion.

Në anën tjetër, Drenica bëri hap prapa drejt shpëtimit dhe deri në fund të sezonit duhet të djersiten shumë nëse duan të mbesin në IPKO Superligë. /Gazeta Express/