Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së - Gazeta Express
string(65) "prishtina-tri-dite-aktivitete-per-28-vjetorin-e-epopese-se-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 13:32

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 13:32

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, të cilat do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars 2026.

Njoftimi i plotë:

Kryeqyteti ju fton të merrni pjesë në aktivitetet përkujtimore të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat do të zhvillohen sipas programit më poshtë:
Me datë 05.03.2026
08:00 – Orë ligjërate për Epopenë e UÇK-së në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”. Ligjërata do të mbahet nga:

  • Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama,
  • Udhëheqësi i Sektorit për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së Sylë Vitia,
  • Kryetari i OVL të UÇK-së, dega në Prishtinë, Fatmir Sopi.

10:00 – Seancë përkujtimore në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Me datë 06.03.2026

  • 10:00 – Nderime pranë varrezave të dëshmorëve në Velani.
  • 10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
  • 13:00 – Homazhe në Prekaz, kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Me datë 07.03.2026

  • 18:00 – Ndezja e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë me punime të nxënësve.

Ju ftojmë t’i ndiqni ngjarjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement