“Prishtina Tournament 2025” e ndryshon lokacionin – do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” nga 7 deri më 14 gusht - Gazeta Express
string(107) "prishtina-tournament-2025-e-ndryshon-lokacionin-do-te-mbahet-ne-sheshin-adem-jashari-nga-7-deri-me-14-gusht"

Sport

Gazeta Express

28/07/2025 16:27

“Prishtina Tournament 2025” e ndryshon lokacionin – do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” nga 7 deri më 14 gusht

Sport

Gazeta Express

28/07/2025 16:27

Prishtina po bwhet gati për spektaklin më të madh veror të futsallit.

Turneu prestigjioz “Prishtina Tournament 2025” këtë vit vjen me ndryshime të mëdha – një lokacion të ri dhe datë të re – duke premtuar një përvojë edhe më madhështore për sportdashësit e kryeqytetit.

Organizatorët kanë konfirmuar se ngjarja do të zhvendoset nga Sheshi “Ibrahim Rugova” në Sheshin “Adem Jashari” dhe do të zhvillohet nga 7 deri më 14 gusht 2025.

ipas tyre, ky vendim u mor pas koordinimit me Komunën e Prishtinës dhe vlerësimeve teknike e logjistike, për të shmangur mbivendosjen me aktivitete të tjera kulturore dhe sportive – përfshirë festivalin veror “Akull n’Verë” – si dhe për të ofruar kushte më të mira sigurie dhe organizimi.

“Për të garantuar një turne të nivelit të lartë, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ, kemi zgjedhur Sheshin ‘Adem Jashari’. Ky lokacion na mundëson më shumë hapësirë, qasje të sigurt për urgjenca, instalim tribunash, ndriçim profesional dhe kushte optimale për lojtarët dhe spektatorët”, theksojnë organizatorët.

Këtë vit pritet një atmosferë e jashtëzakonshme në Prishtinë me 16 ekipe elitare të futsallit nga i gjithë rajoni, gara për grupmoshat U9, U10, U11 dhe U13, si dhe për herë të parë, përfaqësim të vajzave në fazat çerekfinale dhe finale.

Turneu do të pasurohet edhe me aktivitete shtesë për të gjithë familjen – lojëra për fëmijë, hapësira relaksi, dhurata, revy sportive dhe fanzone – duke e kthyer “Prishtina Tournament 2025” në një festë të madhe sportive dhe argëtuese për qytetarët dhe vizitorët e kryeqytetit./GazetaExpress/