Prishtina synon të jetë e suksesshme në Evropë - Gazeta Express
string(46) "prishtina-synon-te-jete-e-suksesshme-ne-evrope"

Prishtina synon të jetë e suksesshme në Evropë

Basketboll

Gazeta Express

18/08/2022 12:23

Sigal Prishtina synon të jetë e suksesshme në FIBA Europe Cup, në rikthimin e saj në Evropë.

Bardhekaltrit e kanë mësuar lokacionin ku do ta zhvillojnë fazën kualifikuese të kësaj gare.

Lexo Edhe:

Në fakt, skuadra CBet Jonava nga Lituania është zgjedhur si nikoqire e këtij turneu, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtinasit do të jenë pjesë e “Turneut B” pasi kjo fazë do të luhet në formë turneu, i cili do të mbahet nga 27 deri më 30 shtator në qytetin Jonava.

Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls.

Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra më e madhe kosovar e pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale: Cedevita Junior – Kalev/Cramo, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Ekrem Memnun bashkë me stafin dhe lojtarët po përgatiten maksimalisht që suksesi të mos mungojë dhe prishtinasit synojnë t’i bëjnë krenarë tifozët e tyre, “Plisat”, por edhe kryeqytetin dhe mbarë Kosovën. /Gazeta Express/