Prishtina synon rezultat pozitiv në Ligën e Evropës sonte - Gazeta Express
string(57) "prishtina-synon-rezultat-pozitiv-ne-ligen-e-evropes-sonte"

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 11:59

Prishtina synon rezultat pozitiv në Ligën e Evropës sonte

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 11:59

FC Prishtina do të rikthehet në garat evropiane pas një kohe pritjeje dhe aventurën e re do ta nisë sonte në Ligën e Evropës.

Bardhekaltrit do të luajnë në rrethin e parë kualifikues të kësaj dhe do të kenë punë me Sheriff Tiraspolin.

Ndeshjen e parë, klubi më i madh në Kosovë do ta zhvillojë në udhëtim, respektivisht në Moldavi, shkruan “Gazeta Express”.

Kryeqytetasit janë përgatitur në javët e fundit nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaqi dhe ndaj kampionëve moldavë synojnë rezultat pozitiv si mysafirë para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Shoh motiv të madh të lojtarët që ta bëjmë të pa mundurën dhe të kthehemi të pa mposhtur nga kjo ndeshje”, ka thënë trajneri Thaqi.

Natyrisht, kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë për ekipin kosovar, i cili megjithatë do të mundohet të nxjerr rezultat të favorshëm para lojës së dytë.

Ndeshja mes Sheriff Tiraspolit dhe Prishtinës do të luhet në stadiumin “Sheriff Arena” të Tiraspolit në Moldavi duke filluar nga ora 19:00. /Gazeta Express