Prishtina synon fitore sonte në Ligën ENBL - Gazeta Express
string(42) "prishtina-synon-fitore-sonte-ne-ligen-enbl"

Sport

Gazeta Express

08/10/2025 15:43

Prishtina synon fitore sonte në Ligën ENBL

Sport

Gazeta Express

08/10/2025 15:43

Sigal Prishtina do të ketë sonte ndeshjen e dytë në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit do të përballen me Brussels Basketball në udhëtim.

Kjo është sfida e dytë për prishtinasit, pas fitores ndaj Gimle Basket, ndërsa takimi i parë për skuadrën belge në këtë edicion.

Takimi zhvillohet sonte nga ora 20:30 dhe transmetohet në kanalin e YouTube në ENBL.

Për kryeqytetasit është hera e dytë që janë pjesë e kësaj lige, ndërkohë që në këtë edicion garon edhe Peja. /Gazeta Express