Prishtina shënon fitore të madhe në ENBL - Gazeta Express
string(40) "prishtina-shenon-fitore-te-madhe-ne-enbl"

Sport

Gazeta Express

24/01/2023 17:16

Prishtina shënon fitore të madhe në ENBL

Sport

Gazeta Express

24/01/2023 17:16

Sigal Prishtina ka regjistruar fitore të rëndësishme në Ligën Evropiane e Basketbollit Verior (ENBL).

Skuadra e drejtuar nga Ahmet Kandemir triumfoi në udhëtim kundër Siauliai, nënkampionëve të kësaj gare – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja, që u zhvillua këtë të martë në “Taltech Spordihoone” në Talin të Estonisë, përfundoi me rezultatin 67:91.

Dustin Thomas me 23 pikë dhe Brooks Debisschop me 18 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e kryeqytetasve.

Te skuadra nga Lituania u dallua Kyle Mangas, që shënoi 18 pikë.

Prishtina tani numëron dy fitore dhe tri humbje nga pesë ndeshje të zhvilluara në Grupin A.

Me këtë fitore “Bardhekaltrit” kanë ende shpresa që të sigurojnë pjesëmarrjen në “Play-Off”.

Prishtina ndeshjen e radhës do ta luajë nesër, kundër Taltech, me fillim nga ora 17:00. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në Estoni. /Gazeta Express/

Renditja momentale në Grupin A