string(71) "prishtina-rikthehet-ne-shtepi-me-dukagjinin-do-te-luaje-ne-fadil-vokrri"

Futboll

Gazeta Express

27/09/2023 13:37

Prishtina rikthehet në shtëpi, me Dukagjinin do të luajë në “Fadil Vokrri”

Futboll

Gazeta Express

27/09/2023 13:37

FC Prishtina do të rikthehet më në fund në shtëpinë e saj.

Bardhekaltrit i zhvilluan ndeshjet e këtij sezoni si vendës në qendrën nacionale në Hajvali pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta ruajtur fushën e stadiumit të kryeqytetit, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, kishte nisur edhe një “zënkë” mes dy palëve pasi prishtinasit dëshironin të riktheheshin në folenë e tyre.

E tash ka ardhur momenti dhe klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ndeshjen e nesërme kundër Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës, do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/