FC Prishtina i ka përforcuar radhët e veta me një sulmues kualitativ.
Bardhekaltrit kanë njoftuar se e kanë transferuar futbollistin portugez, Luis Mota, i cili ka luajtur në të kaluarën për gjigantin Porto, respektivisht në ekipin B, shkruan “Gazeta Express”.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, falënderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, u shpreh 21 vjeçari.
Ky transferim i tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit më të madh në Kosovë përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale. /Gazeta Express