Prishtina përforcohet me ish-basketbollistin e NBA, Diamond Stone - Gazeta Express
string(68) "prishtina-perforcohet-me-ish-basketbollistin-e-nba-diamond-stone-1-1"

Sport

Gazeta Express

10/02/2024 21:21

Prishtina përforcohet me ish-basketbollistin e NBA, Diamond Stone

Sport

Gazeta Express

10/02/2024 21:21

Diamond Stone është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas zyrtarizoi këtë të shtunë marrëveshjen me ish-basketbollistin e LA Clippers, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Stone luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli, ku është paraqitur me mesatare prej 27.4 pikëve dhe 10.1 kërcimeve për ndeshje.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:

“EHHH TASH ÇELNI SYTË

DIAMOND STONE i bashkohet SIGAL PRISHTINËS

Qendra amerikane ka karrierë të suksesshme me ç’rast ishte i draftuar në NBA me LA Clippers (sezoni i parë) dhe më pas ka luajtur në NBA G-League për 3 vite me skuadra të ndryshme.

Së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Zavkhan në Mongoli ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje.

Let the shine!

Mirësevjen Diamant Guri!”. /Gazeta Express/