Prishtina Parking thyen rekord, ky është numri i SMS-ve që u dërguan sot - Gazeta Express
string(71) "prishtina-parking-thyen-rekord-ky-eshte-numri-i-sms-ve-qe-u-derguan-sot"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2023 23:32

Prishtina Parking thyen rekord, ky është numri i SMS-ve që u dërguan sot

Lajme

Gazeta Express

27/12/2023 23:32

Prishtina Parking njofton se gjatë ditës së sotme ka arritur një nivel të paparë të mesazheve për pagesën e parkimit.

“Gjithsej 7035 SMS nga mëngjesi deri tani”, njofton Prishtina Parking.

“Rekord prej 1678 SMS në zonën 1, krahasuar me mesatarisht rreth 600-700 SMS sa i kishim në të kaluarën. Rekord prej 5353 SMS në zonën 2, krahasuar me rreth 3000-3500 sa i kishim në të kaluarën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, Prishtina Parking thotë se për vitin 2024 do të ketë “investime më serioze që kanë ndodhur ndonjëherë në dixhitalizim të hapësirave të menaxhuara nga N.P.L. “Prishtina Parking”. E gjithashtu, uljen e shpenzimeve operative në masë të madhe”.