KB Sigal Prishtina ka dhënë një njoftim zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të Steven Davis.
Basketbollisti, i cili erdhi si përforcim këtë sezon te prishtinasit, pësoi një lëndim në gjysmëfinalen ndaj Trepçës, në kuadër të Superkupës së Kosovës, shkruan Gazet Express.
Pas ekzaminimeve u konstatua se ai kishte pësuar dislokim të gishtit të madhe të dorës.
Tani, sipas njoftimit të kryeqytetasve, Davis pritet të kthehet gjatë javës së ardhshme.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:
“Njoftim për gjendjen shëndetësore të lojtarit Steven Davis
Lojtari i skuadrës, Steven Davis gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës, Sigal Prishtina – Trepça kishte pësuar një lëndim të cilit i është dashur intervenimi i stafit mjekësor.
Pas ndeshjes, janë bërë ekzaminimet e mëtejme ku ka rezultuar se lojtari ka pësuar dislokim të gishtit të madh të dorës dhe se pritet të kthehet gjatë javës së ardhshme”. /Gazeta Express/
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...