Prishtina në finale të Kupës së Kosovës në hendboll - Gazeta Express
string(51) "prishtina-ne-finale-te-kupes-se-kosoves-ne-hendboll"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/05/2021 17:59

Prishtina në finale të Kupës së Kosovës në hendboll

Sporte tjera

Gazeta Express

21/05/2021 17:59

Klubi hendbollistik, Prishtina, ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës.

Klubi hendbollisik, Prishtina është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll, transmeton lajmi.net.

Prishtina arriti fitore të thellë ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog.

Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë.

Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa Deniz Terziqi i shte realizatori i dytë më i mirë në fushë me shtatë gola. Ndërsa, Festim Mustafa e Hamdi Salihu shënuan nga tetë gola te Kastrioti.