Prishtina po i bën konak Llapit në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Pas 45 minutave të parë, është skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani që është duke fituar.
Prishtina po fiton 2-1 ndaj Llapit, duke u kthyer nga disavantazhi prej 1-0, me dy gola të shpejt.
Llapi e hapi serinë e golave në minutën e shtatë, me Fiton Ademin që shënoi për 1-0.
Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua dhe shtoi sulmet në drejtim të portës së Llapit.
Sulmet u konkretizuan në gola, në minutat 35’ dhe 37’.
Fillimisht shënoi Valmir Veliu, me një goditje të bukur, e pastaj pas dy minutash, rrjetën e golit e gjeti Mario Ilievski.
Momentalisht, Prishtina ka 36 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, me një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Llapi me këtë rezultat është i shtati në tabelë me 22 pikë./GazetaExpress/