Prishtina mposht Prizrenin dhe i bashkohet Yllit në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(64) "prishtina-mposht-prizrenin-dhe-i-bashkohet-yllit-ne-gjysmefinale"

Prishtina mposht Prizrenin dhe i bashkohet Yllit në gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

07/12/2022 22:07

Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Skuadra kryeqytetase shënoi fitore sonte kundër Ponte Prizrenit në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 77:88.

Derrick Wilson me 22 pikë dhe Lejson Zeqiri me 14 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar te skuadra “bardhekaltër”.

Kurse, te prizrenasit më i dalluari ishte Dachon Burke me 31 pikë.

Prishtina në gjysmëfinale do të takohet me Golden Eagle Yllin, që sot eliminoi Vëllaznimin.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten. /Gazeta Express/