Prishtina mposht liderin - Gazeta Express
string(24) "prishtina-mposht-liderin"

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2021 17:43

Prishtina mposht liderin

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2021 17:43

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 66:74 (17:26, 19:15, 18:15, 12:18), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit e filluan shumë mirë dhe fituan çerekun e parë 17:26. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që u fitua nga vendasit 19:15, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:41.

Lexo Edhe:

Bardhekaltrit nga Prishtina kishin epërsi deri në 10 pikë, 41:51, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat në 52:53, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 54:56.

Vendasit u munduan të rikthejnë rezultatin, por vetëm ngushtuan rezultatin në 61:63, kurse më pas lojën e kontrolluan prishtinasit, që triumfuan në fund 66:74.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime dhe Xavier Cannefax me 22 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Tevin Mack me 23 pikë e gjashtë kërcime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 15 pikë e nëntë kërcime.

Ponte Prizreni ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina gjashtë fitore dhe 13 humbje.