Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Prishtinës dhe Llapit, e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina vjen pas fitores 2:3 ndaj Dukagjinit në xhiron e parë, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Llapi vjen pas barazimit pa gola në Skënderaj ndaj Drenicës.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.