FC Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Bardhekaltrit do të përballen me ekipin FC Sheriff Tiraspol nga Moldavia, i cili i ra si kundërshtar pas shortit të hedhur sot në selinë e UEFA-s, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 10 dhe 17 korrik.
Klubi më i madh kosovar e siguroi daljen në Evropë përmes Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi pasi e mposhti në finale Llapin.
Prishtinasit, të cilët rikthehen kështu në garat evropiane, synojnë të shkojnë sa më larg në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit kosovar. /Gazeta Express
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...